Mblidhet grupi i PS/ Rama-deputetëve: Për Metën do presim 'Venecian'

00.1Rama Mbledhje grupi PS214575120452154

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të hëne grupin parlamentar socialist.

Klesiana Omeri bëjnë me dije se në këtë mbledhje, e cila ka zgjatur për rreth 30 minuta,  është dalë në përfundimin se për çështjen e presidentit, Ilir Meta do të pritet publikimi i raportit përfundimtar të Venecias. Më herët në raportin paraprak, 'Venecia' tha se Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, por nuk mjafton për shkarkimin. Në rrethana të tilla, Rama tha se do të hartohet një dokument shpjegues me hapat që do të ndjekë mazhoranca. 

"Do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe do hartojmë një dokument shpjegues për hapat që do ndjekim", mësohet të jetë shprehur Rama.

Gjithashtu, referuar po të njëjtave burime, mësohet kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve socialist edhe miratimin sa më shpejt të rezolutës së PE si pjesë e paketës anti- shpifje. Siç u raportua edhe më herët, kjo paktë mes të tjerave autorizon AMA-n që të mbikëqyrë edhe median elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online apo çfarë është më e rëndësishmja ndalimin e ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka. 

Nga ana tjetër, në mbledhje është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2020.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.