Guvernatori i ri, Rama 30 minuta koke me koke me Nishanin
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot nje takim per 30 minuta me presidentin e Republikes Bujar Nishani.Ndonese ne nje dite te diele, pushimi zyrtar, kreu i qeverise dhe kreu i shtetit kane biseduar mes tyre per rreth 30 minuta ne seline e presidences.
Takimi mes Rames dhe Nishanit ndodh ne nje kohe qe pritet te behet me dije emri i kandidatit per Guvernator te bankes se Shqiperise, vend i mbetur bosh pas arrestimit te Ardian Fullanit.
Rama dhe Nishani kane mbajtur edhe nje takim tjeter pak dite me pare ne lidhje me ceshtjen e Bankes se Shqiperise pas arrestimit te Guvernatorit Ardian Fullani.
Ata kane theksuar rendesine e ruajtjes se stabilitetit financiar ne vend ndersa kane theksuar se Banka e Shqiperise eshte dhe duhet te mbetet institucion i pavarur.