Ja kush është spanjolli që u sulmua nga Mihali në Porto Palermo

0.5spanja.porto2035120847

Zbulohet identiteti i personi që u sulmua nga Mihal Kokëdhima në restorantin e tij ‘Panorma’ në Porto Palermo.

Bëhet fjalë për një nga njerëzit e pasur të Spanjës, që kishte ardhur bashkë me familjen në jug të Shqipërisë për të shijuar bukuritë e vendit tonë.

Por këtu në vend të bukurive, bosi spanjoll Eugenio Galdon u sulmua nga pronari i lokalit.

Familja spanjolle Galdon u sulmua nga pronari i restorantit 'Panorma' në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që iu vonua shumë.

Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet).

Ai është ish-shefi i kabinetit të presidencës, në kohën e Adolfo Suarez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.

Ai është një nga njerëzit më të pasur të Spanjës.

Gazeta spanjolle ‘Elconfidencial’, shkruan sot se pronari i kompanisë ‘ONO’ nuk ka për ti harruar lehtë pushimet në Shqipëri, ku u sulmua nga Mihal Kokëdhima.

0.4bossi02

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.