Presidenca sërish konferencë sot
Presidenca do të zhvillojë ditën e sotme një konferencë për shtyp.
Mësohet se konferenca do të zhvillohet në orën 12:00 dhe përfaqësues nga ky institucion bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme, por pa e specifikuar se për çfarë.
Kjo është konferenca e dytë e zhvilluar brenda një harku kohor shumë të shkurtër, prej 24 orësh nga Presidenca. Ajo vjen në vazhdimësi të deklaratës së kreut të shtetit Ilir Meta, i cili, duke iu drejtuar gazetarëve, tha se duhet pak durim sepse nuk do të ishte komunikimi i tyre i fundit për muajin korrik.
LEXO TE NGJASHME