Kokedhima paralajmeron socialistet e Vlores: Jam akoma deputet, te gjithe duhet ta kene te qarte

koco kokedhima 0858548

Koço Kokëdhima ka sfiduar Gjykatën Kushtetuese. Ai ka deklaruar se është ende deputet dhe do të vijojë takimet në Vlorë me qytetarë si deputet i këtij qarku. Kokëdhima u është përgjigjur me tone të ashpra interesit të gazetarëve në Vlorë se është ende deputet. “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh.

Kam qenë në takim me banorë të një lagjeje në Vlorë dhe kemi diskutuar çështjet e tyre dhe do të vazhdoj që të vij këtu gjithë kohës dhe të punoj, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë qarkun e Vlorës, në të gjithë zonën ku kam nisur punë. Do të vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen, pranë qytetarëve dhe krah për krah me kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi”, u shpreh Kokëdhima.

Ndërkaq, Kokëdhima ka folur edhe për zgjedhjet në Himarë. Ai ka pranuar se kandidati i vetëm për kryetar i PS-së në Himarë, i cili rezultoi dhe fitues, ka bërë një gabim në jetë, për të cilin është dënuar. Ai tha se ligji i dekriminalizimit nuk e kap moskallëzimin e krimit. “Gjicali është aktivist i PS-së në Himarë dhe ka figurë të pastër penale. Sigurisht që ai ka bërë një gabim në jetën e tij dhe për këtë gabim ai është ndëshkuar sipas ligjeve. Vlerësimi i faktit, se meriton apo jo, ky veprimtar politik të zgjidhet në një post drejtues në Bashkinë e Himarës është një çështje e ligjit dhe nuk është një çështje që duhet ta zgjidhin njerëzit që raportojnë në mënyrë tendencioze dhe me spekulime.

Por Gjicali, në dijeninë tonë, nuk pengohet nga ky ligj sepse ka bërë dënimin për moskallëzim krimi ku ai ka qenë dëshmitar, është dënuar me 11 muaj, dhe e ka sot figurën e tij penalisht të pastër në bazë të ligjit në fjalë. Dhe nuk duhet të bëhet ky njeri dhe çdo njeri tjetër, që gëzojnë të drejta elementare të zgjidhen dhe të zgjedhin, argumente për luftën politike apo për interesat që fsheh kjo luftë politike”, është shprehur Kokëdhima.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.