Parlamenti Evropian shpreh shqetesim per nivelin e korrupsionit dhe reformen ne drejtesi

parlamenti europian5485485

Reforma në drejtësi dhe korrupsioni nuk i kanë shpëtuar dot Asamblesë Parlamentare të NATO, që mbahet në vendin tonë. Gjatë një seance pyetje-përgjigje me ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi, përfaqësuesja e Parlamentit Evropian në këtë eveniment, deklaroi se shqetësimi më i madh në Shqipëri është korrupsioni.

Sipas saj, kjo gjë ka ardhur për shkak të ankesave të bizneseve, teksa kërkoi llogari se kur do të miratohet reforma në drejtësi, e cila do i japë fund këtij fenomeni. “Ka ankesa nga bizneset se shtyhen çështjet gjyqësore. Deklarojnë se ka shumë korrupsion. Çfarë po bëhet me reformën në drejtësi?”, pyeti ajo. Përgjigjja erdhi nga ministrja Ekonomi, e cila u shpreh se është e vërtetë që ka një nivel të lartë korrupsioni, teksa u shpreh se me miratimin e reformës në drejtësi pritet që një gjë e tillë të zgjidhet shumë shpejt. “Renditja jonë për korrupsionin nuk është aq e mirë. Proceset gjyqësore zgjasin me vite.

Ndaj ne e përkrahim reformën në drejtësi. Problem tjetër është çështja e pronës. 70% e bizneseve e konsiderojnë miratimin e reformës në drejtësi të domosdoshme. Aktualisht jemi në nivelin e diskutimit politik”, deklaroi ministrja. Çështja e reformës në drejtësi është kthyer në temën kryesore të politikës shqiptare, por dhe në shqetësimin më madhor të ndërkombëtarëve.

Ata prej kohësh kanë bërë thirrje që ajo të realizohet sa më shpejt, por nuk kanë gjetur gatishmërinë e politikës shqiptare. Palët nxjerrin çdo ditë justifikime që ky proces të shtyhet sa më shumë. Duket se me veprime të tilla po bllokohet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi reforma në drejtësi është kushti kryesor për hapjen e negociatave. Si duket edhe Asambleja e NATO nuk i shpëtoi kësaj gjëje, ku përveç temave të sigurisë, terrorizmit apo dhe Rusisë,  pati dikutime për korrupsionin dhe drejtësinë shqiptare.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.