10 gjyqtarë dhe prokurorë i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, nuk kaluan Vettingun

0.3komisioni vetingu 1 0284120251

Më shumë se 10 gjyqtarë që kanë rezultuar ngelës në procesin e Vettingut i janë drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për të kërkuar drejtësi ne Strasburg.

Në këtë liste janë ish-prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi, dhe ish-anëtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj, të cilët pretendojnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut gjatë procesit të vetting-ut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

A2 CNN ka mësuar se lista e ankimeve të depozituara në Strasburg kundër vetting-ut e ka kaluar numrin 10 dhe në të bëjnë pjesë ish-gjyqtarë e prokurorë të të tre niveleve.

Në thelbin e ankimeve të bëra në Strasburg është cënimi i nenit nr.6 të Konventës, i cili flet për të drejtën e një gjykimi të drejtë.

Ankuesit pretendojnë proces të parregullt ligjor. Ata kundërshtojnë ligjin ku bazohet vetting-u, ngrenë dyshime për pavarësinë e KPK dhe KPA, apo edhe në ligjshmërinë e emërimit të anëtarëve të tyre.

Aplikantët kanë pretenduar paragjykim të çështjeve ndaj tyre, pasi hetimi administrativ dhe gjykimi janë bërë nga e njëjta trupë. Ndër argumentet kundër janë listuar edhe vendimmarrjet duke u bazuar vetëm në një nga tre kriteret e rivlerësimit, duke mos i marrë në shqyrtim dy të tjerat.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.