Emërohet ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, CV
Presidenti Donald Trump ka emëruar ambasadoren e re të Amerikës në Tiranë.
Ajo është Yuri Kim anëtare e karrierës së Shërbimit të Jashtëm.
Yuri Kim është një Oficere e Shërbimit të Jashtëm amerikan që ka mbuluar çështje të rëndësishëme në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në disa rajone, midis të cilave në Kinë, Korenë e Veriut, Turqi, Irak dhe NATO.
Ka qenë shefe e stafit të Zv. Sekretarit të Shtetit nga vitit 2015 deri në vitin 2017.
Më herët ka qenë drejtore e Zyrës së Sigurisë Europiane dhe Punëve Politike dhe Ushtarake, përgjegjëse për politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfshirë NATO-n, organizata për Sigurinë dhe Kooperimin në Europë (OSCE).
Dhe çështje të tjera relative në poltikën dhe sigurinë euroatlantike.
Ka qenë këshilltare poltike në Ankara (2011-2014), ku ka qenë përgjegjës e bashkëpunimit bilateral, të NATO-s dhe rajonale në Turqi, në veçanti për marrëdhëniet në zhvillimet me Sirinë, Irakun dhe Iranin.
Si këshilltare politike në Bagdat (2009-2010) ka impenjuar liderët irakenë në çështjet e brendshme, bilaterale dhe rajonale.
Yuri Kim ka qenë edhe asistente speciale e Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme në Azinë Lindore dhe në Pacifik dhe antare e delegacionit të SHBA-ve për denueklearizimin e Koresë së Veriut.
Ka qenë në shërbim edhe në Seul, Tokio, Pekin dhe në Sekretariatin Ekzekutiv në krah të Sekretarit të Shtetit Colin Powell.
Yuri Kim mban një diplomë B.A në Universitetin e Pensinvalnisë dhe një diplomë M. Phil në Universitetin e Cambridge.
Kim flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.
LEXO TE NGJASHME