Rama sërish në zyrën e Metës! Çfarë është diskutuar?!

Mmeta rama

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta janë takuar paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit, një takim ky i përjavshëm mes ky krerëve të koalicionit qeverisës.

Takimi i së mërkurës zhvillohet çdo javë mes Ramës dhe Metës, një ditë para seancës parlamentare. Ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, ka qenë Kryeministri Rama që ka shkuar në zyrën e aleatit të tij Ilir Meta.

Theksojmë se gjatë javës së kaluar, kur edhe Meta ka qenë në SHBA, ka patur sulme të ministrave e deputetëve të LSI ndaj PS për çështje të ndryshme.

Po kështu, edhe deputeti i PS Braçe në mbledhjen e grupit shprehu pakënaqësinë për këto sulme nga LSI.

Nuk dihet nëse këto pakënaqësi brenda koalicionit janë diskutuar mes Ramës dhe Metës ditën e sotme. Asnjëri prej tyre nuku prenoncua për mediat pas përfundimit të takimit.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.