Shkarkimi i Ilir Metës, nisin procedurat zyrtare

0.1ilir meta 021842051

Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njoftoi nga Kuvendi se PS ka depozituar në Kuvend, kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Metës. 55 deputetë kanë firmosur kërkesë mocionin për shkarkimin e Presidentit.

Balla tha se Presidenti, duke anuluar mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, i ka hequr të drejtën popullit për të zgjedhur dhe dekreti i kreut të shtetit bie ndesh me Kushtetutën.

Balla renditi një sërë argumentesh igjore pse PS gjykon se Meta ka shkelur ligjin, duke nënvizuar se Presidenti ka vepruar edhe mbi Kushtetutën dhe mbi sovranin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.