Paqartësi rreth Asociacionit, BE-ja pret veprime të shpejta

beko 1464153518 9185084

E paqartë mbetet rruga të cilën do ta ndjekë Qeveria në hartimin dokumenteve të cilat vënë bazat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa në vazhdimësi është zotuar se udhërrëfyes për krijimin e dekretit dhe Statutit do ta ketë aktgjykimin e kushtetueses. Por zyrtarisht nuk kanë treguar arsyet e mosndërmarrjes së asnjë hapi deri më tani.

Derisa mungojnë veprimet nga ana e Qeverisë, serbët kanë nisur angazhimet e tyre në formimin e këtij mekanizmi. Ata kanë akuzuar Prishtinën për vonesat në këtë proces, derisa kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë asnjë devijim nga marrëveshja e parimeve të 25 gushtit, për të cilën gjykata ka gjetur shkelje të Kushtetutës në 23 pika. Ndërkaq përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë kanë thënë se presin të shohin veprimet të shpejta sa i përket themelimit të asociacionit.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë mohuar se shkak i vonesës në themelimin e asociacionit është refuzimi serbëve që statuti të bëhet në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.