Kuvend/ Përplasja për zgjedhjet, Rama sulmon Presidentin Meta

00.5meta.zgjedhje.rama155018192802154

“Jo President, po Mbret të Shqiptarëve po ta shpallnin,  të të tëra trojeve, prapë Meta nuk do të ndihej mirë”. Me të tillë gjuhë e ka nisur sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, sulmin ndaj Presidentit të vendit, Ilir Metës në mocionin për debat që PS-ka ka ngritur sot në seancë.

“Akti i Ilir Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e frikës, në radhë të parë nga drejtësia. Ne  kemi marrë përsipër këtë kosto të krijuar prej tyre me qëllim që kostoja të mos u kalojë viteve të ardhshëm.

Zgjedhjet pa ata, janë e keqja më e vogël, kurse shtyrja e këtyre zgjedhjeve, ka efekt të zgjatur mbi Shqipërisë. Sepse, në emër të shmangies të një palë zgjedhjeve, këta do të ligjëronin faktin se kushedi për sa vite zgjedhjet nuk do të ishin më e drejta e popullit për të gjykuar dhe e drejta e partive për të vendosur kur bëhen si edhe detyrimi i popullit për t’iu nënshtruar tekave të partive.

Kjo nuk është as e pandodhur dhe as e papritur në historinë dot, por seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë, kur u mbyllën në një bunker plastmasi poshtë zyrës sime,” tha ndër të tjera Kryeministri.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.