Pas mandatit, Kokëdhima humbet “ekskluzivitetin” e Jugut. Rama e dublon me 2 ministra
Koço Kokëdhima ka humbur ekskluzivitetin si koordinatori i vetëm i PS në jug të vendit, pak ditë pasi humbi mandatin e deputetit. Për procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të PS, Rama ka menduar ta dublojë atë. Në Vlorë procesi do të ndiqet nga afër edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si në qytet ashtu edhe në njësitë e tjera vendore të këtij qarku. Në Gjirokastër, Kokëdhima dublohe tnga Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuci, raporton Shqiptarja.com. Kokëdhima pati ekskluzivitetin e riorganizimit të PS në jug. Por puna e tij u kritikua ashpër nga Gramoz Ruçi në Kongresin e PS. Dublimi nga dy ministrat është një tjetër betejë e humbur e Kokëdhimës me Ruçin, i cili duket se ka arritur të bindë kryeministrin Rama se ish –deputeti i Vlorës ka krijuar probleme të mëdha me bazën në këtë rajon.