Opozita vendos ta shtyjë protestën për në 2 qershor!
Opozita e bashkuar ka vendosur ta shtyjë për në mbrëmjen e 2 qershorit, protestën e saj të radhës në Tiranë. Arsyeja është e thjeshtë: 31 maji është Nata e Kadrit, nata e më e shenjtë e besimtarëve myslimanë, ndërsa data 1 qershor, festa e fëmijëve.
Partia Demokratike njoftoi se "nisur nga fakti që data 31 maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë dhe nisur nga fakti që data 1 qershor është Dita e Fëmijeve, protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë."
LEXO TE NGJASHME