Ish-deputeti: Skandal, 1.7 mln dollarë sevap për policinë

policia rresht 696x331

sh-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka denoncuar një rast lidhur me shpërblimin e punonjësve të policisë që mbuluan protestën e 11 majit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 1.7 milionë dollarë, në mënyrë për t’ia dhënë Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, këto para do të shpërndahen tek efektivët që ishin në shërbim gjatë protestës së opozitës.

“Ministria e Mbrojtjes për te gënjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin paratë për buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumës helikopterët e shëndetësisë dhe emergjencat civile, ndërsa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollarë sevap për policinë”, shkruan Vasili.

Ndër të tjera, Vasili bën thirrje që ky ky vendim duhet hetuar.

Statusi i Plotë:

SKANDALI!!

(Dokumenti foto)

Ministrise se Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollare me firmen e Edi Rames per t’ja dhene Ministrise se Brendeshme.

Nje milion e shtatëqind mije dollare shperblim per policine sepse pati “meriten” e turpshme qe te hidhte gaz helmues, te rrihte dhunshem dhe arrestonte qytetaret e pafajshem dhe mbrojti me zjarr egersisht te korruptuarit e qeverise.

Ministria e Mbrojtjes per te genjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin parate per buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumes helikopteret e shendetesise dhe emergjencat civile,ndersa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollare sevap per policine.

Parate e Fondit rezerve te qeverise,te buxhetit te koncesioneve dhe te tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi,kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurise Kombetare i zhvaten parate.

Nje skandal i tille duhet hetuar deri ne fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor per tu mbajtur ne kembe edhe ca dite me shume.

Shiheni vete Vendimin e turpshem te qeverise dhe kuptoni kete banditizem qeveritar te padegjuar.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.