Mbërrin sot në Rinas, avioni me trupin e ushtarakes Zarife Hasanajt

0.4ushtarake05432154

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sot në orën 12.45 do të mbërrijë në Shqipëri, në aeroportin e Rinasit, arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj , e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, ku ishte me mision në kuadrin e forcave të NATO-s. Me mbërritjen e arkivolit, në bazën ajrore të Rinas do te organizohet ceremonia ushtarake e pritjes.

Nesër, më 10 maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në orën 11.45 – 12.30, ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.

CILA ISHTE NENTETARE ZARIFE HASANAJ

N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë. Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla  dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili "Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.

Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013,  titullohet n/oficer me gradën n/tetar. Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë. Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.