PD:Komiteti Parlamentar i Stabilizim -Asociimit, Shqipëria në udhëkryq

 QWWE229339 m

‏ “Dekriminalizimi, zgjedhjet e lira e të ndershme, reforma në drejtësi që lufton korrupsionin, rruga e daljes nga kriza” ka qenë kjo deklarata e deputetit Bumçi gjatë takimit të Komitetit Parlametar të Stabilizim- Asociimi së bashku me Eurodeputetët. Gjatë këtij takimi u konstatua se Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm dhe kjo për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar si dhe mungesës të së drejtës dhe zbatimit të ligjit.

Sipas tyre dalja nga ky udhëkryq dhe përparimi në procesin e integrimit europian ka vetëm një rrugë: zbatimin pa asnjë vonesë të Ligjit për Dekriminalizin dhe nxjerrjen nga politika të personave me të shkruar kriminale,garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Një tjetër çështje që ringritën Eurodeputët ishte shqetësimi për azilkërkuesit nga Shqipëria dhe kërkuan që Shqipëria të zgjidhë arsyet e brendshme që i shtyjnë shqiptarët drejt një eksodi masiv.

Ja deklarata e plotë e Bumçit

Në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit së bashku me Eurodeputetët u konstatua që Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm për shkak të korrupsionit galopant, krimit të organizuar, dhe mungesës së shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit. Dalja nga ky udhëkryq dhe përparimi në procesin e integrimit europian ka vetëm një rruge dhe ajo është:

1. Zbatimin pa asnjë vonesë të Ligjit për Dekriminalizimin dhe nxjerrjen nga politika dhe funksionet publike të personave me të shkuar kriminale.

2. Garantimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

3. Miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi që nuk mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar, por lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Eurodeputetët ringritën shqetësimin për azilkërkuesit nga Shqipëria duke theksuar dhe kërkuar që qeveria të zgjidhë arsyet e brendshme që shtyjnë shqiptarët të kërkojne azil në vendet Europiane. Shqiptarët e dinë se keqqeverisja, varfëria, papunësia, dhunimi i të drejtave të qytetareve, vrasja e shpresës janë arsyet e këtij eksodi masiv.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.