Reforma në drejtësi - Meta takon eurodeputetët: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është kyçe
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri të kryesuar prej znj. Elly Schlein, Zv. Kryetare e Parë e Komisionit nga ana e Parlamentit Evropian.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Parlamentit Evropian në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, dhe vlerësoi në veçanti rezolutën e fundit inkurajuese të Parlamentit Evropian për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.
“Fokusi i bisedimit ishte rritja e cilësisë së dialogut dhe bashkëpunimit politik me qëllim përmbushjen e të gjitha prioriteteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim vëmendje e veçantë iu kushtua miratimit të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, të cilën z. Meta e konsideroi si kyçe dhe të pazëvendësueshme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe për mirëfunksionimin e demokracisë e klimës së investimeve në vend.”