Berisha: Balili e përgjimi, skandal Rama: Sali do e votosh reformën?
Akuzave të ish-kryeminsitrit Berisha i ka dhënë përgjigjje kreu i qeverisë Rama. Rasti i Klement Balilit dhe ai i pajisjes së përgjimit kanë qenë në fokus të fjalimit të ish-kryeministrit Berisha në Parlament, i cili ka akuzuar direkt kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të këtyre skandaleve.
“Rama e ka zhytur vendin në skandale. Deklarata e Europolit demantoi deklaratat e Tahirit dhe Çakos. Këta i thanë Balilit ik nga Shqipëria, e përcollën. Çështja e balilit është çështje që i përket Ballkanit dhe Europës”, ka thënë Berisha.
Nga ana e tij, kryeministri i është përgjigjur parardhësit të tij duke e akuzuar se po pengon reformën në drejtësi.
“Sali, më shiko në sy dhe më thuaj, a do ta lejosh apo jo reformën në drejtësi? Pse nuk thua asnjë fjalë për të? Pse PD nuk është në komision për të votuar draftin e Venecias”, ka thënë Rama.
Nga foltorja e Kuvendit Rama akuzoi gjithashtu PD se ka përdorur dhe angazhuar presidentin Nishani për të mbrojtur trupën gjykuese të pallatit 17 katësh.
"Një pallat që është konsideruar i rrezikshëm. Gjykata pa turp shtyu vendimin se një person doli aksioner i drejtëpërdrejtë me firmën. Ju dolët me armë për një park lodrash, angazhuat presidentin të dalë publiksisht e të marë në mbrojtje trupën më të korruptuar po të shikojë ligjin e të shohin konfliktin e interesit"-tha Rama
Ai tha se PD është parti pa ide dhe alternativa për qytetarët dhe se akuzon pa asnjë bazë. Në fjalën e tij Rama nuk la pa permëndur Reformën në Drejtësi për të cilën i kërkoi llogari PD dhe Berishës pse nuk votohet. Në kohën që kryeminsitri Rama mbante fjalën në Kuvend dhe i tregonte dokumentin sipas tij të printuar direkt nga EUROPOL-i ish kryeministri Berisha mohonte nga vendi. Rama e ka lëshuar fletën në tokë nga foltorja ndërkohë që Berisha është ngritur me një tjetër Raport sipas tij dhe i'a ka çuar letrën Pandeli Majkos aty ku ai ishte ulur.
Rama: Ja si gënjen ti, kështu gënjen ti.
Berisha: Po po ja ku e kam Raportin
Rama; Mos ja lër Pandit se duhet të jetë i freskët.
Fjala e kryeministrit Rama e zbardhur nga Redaksia e Shqiptarja.com
Rama: Sali i detyrohem avokatit në mungesë një replikë, po të ishte këtu do të kishte recituar" O ditëzi i punëtuar bam me këmbë e bam me duar, ja kështu dole por unë kam pyetjen e mërzitshëm Reformën në Drjtësi do ta lejosh apo sdo e lejosh PD të votojë.Mos shiko ca të shkuan qytetari dixhital se i fute mikrob të tjerëve. Pse nuk thua asnjë fjalë për Reformën në Drejtësi? Sali në fakt kjo pyetje është retorike, mjafton të shikosh se ç'ndodh në Gjykatë me atë malin e betonit që u dha leja nga kryetari jot,për të kuptuar se pse ti i pari je krejtësisht i pa interesuar që gjyqtarë e prokurorisë të përgjigjen 1/1 sipas normave të parashikuar nga projekti i reformave. Si mund të pranosh ti këtë? Sot mban në këmbë një sistem të korruptuar që bën shërbime për ty, njerëzit e tu personalisht. Një turp i pashoq një gjykatë e kapur me presh në duar që refuzon të respektojë më minimalen, të vetë krijojë trupën për të gjykuar mbi turpin e pa shëmbullt që një kryetar bashkie ka guxuar të bëjë.
Një pallat që është konsideruar i rrezikshëm. Gjykata pa turp shtyu vendimin se një person doli aksioner i drejtëpërdrejtë me firmën. Ju dolët me armë për një park lodrash, angazhuat presidentin të dalë publiksisht e të marë në mbrojtje trupën më të korruptuar po të shikojë ligjin e të shohin konfliktin e interesit.. Dhe pastaj vini kujën pse doli në protestë Veliaj. Sepse po mos kishte bërë ndarë me opinionin atë gjë që ishte përgatitur sot Gjykata do kishte zbardhur firmën e një trupe në konflikt interesi. Në këtë sallë bëni të paditurin dhe në këtë mjedis ku keni vetëm një armë kriminalizimin e përditshëm për çdo gjë që bën ose përpiqet të bëjë qeveria. Jeni hipokrit dhe në tradhti me popullin shqiptar. Tregoni çdo ditë broçkulla, se s'keni kapacitet për tju kundërvënë me alternative. Me drogën Sali ti më ke lidhur mua që kur mbillja kumbullat e kuqe.