Prapaskenat e takimit Majko -Basha dhe mesazhi për Berishën
Në kulmin e furtunës së përgjimeve, mosbesimit të ndërsjellë, akuzave, nervozizmit rreth reformës në drejtësi dhe xixave në koalicionin qeverisës, është zhvilluar dje një takim i pazakontë mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko.
Ky takim, me sa duket i ekspozuar qëllimisht nga dy protagonistët, është veshur menjëherë me konspiracion. Në rrethet mediatike u hodh teza tratativave të para publike, për të gjetur konsensusin për sfidën e zgjedhjeve presidenciale. Meqenëse ftesa ishe bërë nga ish-kryeministri Pandeli Majko, takimi u lexua si një lëvizjeve e një prej figurave më konsensuale të së majtës, për të siguruar mbështetjen e Lulzim Bashës, si kandidat i mundshëm për pasues i Bujar Nishanit.