Bashkia e Tiranës/ Kokëdhima sfidon Veliajn, shpall kandidaturën

0.8auto koco kokedhima1555045641

Kryetari i partisë ZGJIDHJA dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, sfidon zyrtarisht kreun e Bashkisë së Tiranës, duke shpallur kandidaturën për numrin një të kryeqytetit.

Kokëdhima është shprehur se, sfidon Veliajn për kryetar të kryeqytetit, pasi ai është model i Rilindjes.

“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv. Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, tha Kokëdhima.

Por kreu i ZGJIDHJA shtoi se, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse opozita (PD-LSI) bojkoton procesin.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.