Basha në kafene me Majkon
Për më shumë se 30 minuta, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe socialisti Pandeli Majko u takuan në kafenenë e një prej hoteleve të kryeqytetit.
Takimi mes tyre tërhoqi jo pak vëmendjen e medias, në një kohë kur zhvillimet politike të ditëve të fundit kanë krijuar jo pak tension mes dy kampeve politike.
Pas takimit, Basha tha se qëllimi i takimit ishte ftesa që i kishte bërë Majko për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO –s, që mbahet në Shqipëri, por pranoi se kishin diskutuar edhe për aktualitetin politik, përfshirë Reformën në Drejtësi.
Pavarësisht se e mirëpriti ftesën, Basha nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Tv Klan