Rama: Vajmedet PD, u bëhet sikur i përgjojnë, "Drejtësia" në hall

RA0A227093 m

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike e cila akuzon se në Policinë e Shtetit ka një pajisjeje përgjimi. Në një status të tijin në Facebook, Rama thotë se tashmë reforma në drejtësi është në hall për shkak të perceptimit të PD-së sikur i përgjojnë.

"Hall i madh Reforma ne Drejtesi tani u behet edhe sikur i pergjojne ‪#‎VajMedetPD," shkruan kryeministri.

Ndërkohë sot demokratët në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kërkuan që në mbledhjen e nesërme Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kryeprokurori Llala, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika të japin shpjegime për pajisjen e e përgjimit. Por në një dalje të tij, ministri Tahiri mohoi kategorikisht ekzistencën e saj. Ndërkohë për Presidentin Nishani pajisja ekziston, madje po kërcënon Sigurinë Kombëtare të Vendit.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.