Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, viziton sot Prishtinën
Një delegacion i Ministrisë së Financave i kryesuar nga Ministri Arben Ahmetaj, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në orën 11:00 do të organizohet një tryezë “Dialogu ndërshtetëror: Të bërit biznes – sfidat e qasjes në tregjet respektive”.
“Në këtë tryezë do të marrin pjesë delegacioni i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri i Financave Avdullah Hoti, delegacioni i Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë i kryesuar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, si dhe përfaqësues të odave ekonomike të dy vendeve”, thuhet në njoftim./KosovaPress/