Sot protestë: Policia blindon Kuvendin dhe Kryeministrinë
Policia dhe forcat speciale kanë blinduar sot Kuvendin e Shqipërisë dhe kryeministrinë duke vendosur pengesa hekuri dhe forca të radhitura sup më sup që në orët e para të mëngjesit.
Arsyeja e këtij “shtetrrethimi” është protesta e paralajmëruar e qytetarëve shqiptarë dhe opozitës përballë Kuvendit, i cili është thirrur në orën 10:00.
Në Kuvend do të paraqiten sot për një seancë që të dëftejë “normalitet politik”, si çdo të enjte, deputetët e mazhorancës dhe deputetët e blerë nga Kryeministri, që pretendojnë se do të përfaqësojnë opozitën.
LEXO TE NGJASHME