Vizita në Washington - Optimizmi i Metës: Në vjeshtë marrim rekomandimin për hapjen e negociatave

 DDDc4dfa92f 5bfb 4814 9be4 ef735c5bb4e3 655x356

Nga SHBA kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur optimist se në vjeshtë, KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim ne BE.

Duke folur në një seri institutesh politike në Washington, kryeparlamentari, tha se vendimi pozitiv i KE, është i mundur nga miratimi i reformës në drejtësi, një reformë e vështirë, e cila më së pari prek sistemin.

Ilir Meta gjatë bashkëbisedimit në Qendrën Woodrow Wilson:  “Për momentin ne jemi të i fokusuar në reformën në drejtësi, pra edhe Parlamenti ashtu si edhe unë vetë jemi të fokusuar në këtë proces. Njëkohësisht, edhe fokusi i SHBA-ve dhe Bashkimit Europian është përqendruar në miratimin e kësaj reforme, që është e një rëndësie madhore. Së pari për të rritur standardet e sundimit të ligjit në vend dhe në drejtim të forcimit të ligjit. Për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të përmirësuar akoma më tepër klimën për investitorët, – tha z. Meta. – Së dyti, ne synojmë hapjen e negociatave për t’u anëtarësuar ne Bashkimin Europian dhe reforma në drejtësi është një kusht i qartë për këtë hap. Jam sigurt se nga vjeshta ne do të kemi një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që do të jetë një rrugë e gjatë gjithsesi. Ne e ndjejmë dhe ne jemi të bindur që ne kemi nevojë për të bërë një përmirësim spektakolar dhe kjo është arsyeja që ne po reformojmë që në themel sistemin tonë të drejtësisë. Ne po e riorganizojmë, sepse ne së pari do të ndëshkojmë vetë sistemin, dhe kjo është një reformë shumë drastike. Ne do ta bëjmë atë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi nevojë për një ndryshim rrënjësor. Dhe ne e filluam nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vlerësimit, që do të pastrojë sistemin”

Por kreu i Kuvendit, nuk u kufizua vetëm tek reforma në sistemin e drejtësisë, duke numëruar edhe dy sektorë të tjerë, turizmin dhe bujqesinë, si fusha ne të cilën qeverisja duhet të punojë më shumë.

Meta gjatë bashkëbisedimit me auditorin: “Shqipëria përfaqëson një ekonomi e cila po rritet dhe e cila ka potenciale të mëdha që nuk janë shfrytëzuar akoma. Kështu që ne jemi akoma në fillim të shfrytëzimit të këtyre potencialeve. Mendojmë se për të ardhmen ne mund të bëjmë më shumë në zhvillimin turizmit se sa është bërë deri më tani, sepse ne kemi potenciale në këtë drejtim. Gjithashtu, në të njëjtën kohë mund të rrisim zhvillimin më shumë se sa deri më tani. Ne mund të bëjmë më mirë për thithjen e investitorëve dhe për lidhjet tregtare midis lindjes dhe perëndimit. Ne nuk e kemi shfrytëzuar ende këtë potencial. Por edhe bujqësia është një sektor mjaft i rëndësishëm në të ardhmen për zhvillimin vendit, dhe sigurisht energjia dhe burimet natyrore, sepse Shqipëria është e pasur në burime natyrore, dhe sigurisht që ne synojmë të bëjmë më shumë për teknologjitë inovative. Pra, ne duhet të kemi më shumë njerëz të kualifikuar dhe ne duhet të fokusohemi më shumë në këtë”.

Kryetari i Kuvendit Meta, rikonfirmoi rëndësinë e madhe që SHBA kanë në të gjitha proceset e mësipërme, dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht ndërsa elementë të radikalizuar mundohen të infiltrohen duke cenuar paqen dhe sigurinë në rajon.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.