Kryesia e PS, ja cilët janë të deleguarit nëpër Bashkitë e vendit 

rama mbledhje grupi ps 1460978600 793927

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka bërë një ndarje të re të punëve të kryesisë, duke deleguar anëtarët e saj në bashkitë kryesore të vendit. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, bie në sy delegimi i disa anëtarëve të saj si ndihmës të koordinatorëve aktualë që mbulojnë punën organizative në rajone.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, do të mbulojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të PS­-së së Bashkisë së Vlorës, duke dubluar koordinatorin Koço Kokëdhima, i cili aktualisht mban pozicionin e sekretarit të Reformës Strukturore dhe Emigracionin, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

Kokëdhima është emëruar koordinator për qarqet Vlorë­Gjirokastër, ku ndoqi nga afër zgjedhjet në organizatat socialiste, por dhe të delegatëve të kongresit. Por duket se me ndarjen e re, Kokëdhima është dubluar edhe në Gjirokastër, për të ndjekur procesin e zgjedhjeve për kryetarin e PS­-së në bashki.

Kjo zhvendosje vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën. Kryesia ka deleguar në Gjirokastër ministrin e pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.

Edhe në Tiranë bie në sy delegimi i Pandeli Majkos dhe Erion Veliajt për këto zgjedhje, ndërsa për zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit është deleguar Vangjush Dako.

Ndihmës në këtë fushatë zgjedhore, e cila duhet të përmbyllet deri në 22 maj, janë vënë edhe Erion Braçe për Bashkinë e Lushnjës, Ilir Beqaj për Bashkinë e Kukësit, Damian Gjiknuri për Bashkinë e Dibrës, Arben Ahmetaj për Bashkinë e Beratit dhe Armando Subashi për Bashkinë e Fierit.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.