Ende pezull vendi bosh i Sevdarit, apeli nuk dorëzon vendimin e shkarkimit në KLP
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur vakancën për vendin e Prokurores Antoneta Sevdari e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm Apelimit. Në vendimin e firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, anëtari i ri do të plotësojë vendin e mbetur vakant pas shkarkimit të Sevdarit, deri ne mbarimin e mandatit të saj.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me shumicë votash që në mbledhjen e ardhshme të shprehet për shkarkimin nga detyra të Antoneta Sevdarit, për shkak se mungon vendimi zyrtar i KPA-së i cili nuk ka mbërritur ende në rrugë zyrtare pranë KLP.
Vendimi për shkarkimin e Sevadrit erdhi për shkak se kjo e fundit kishte probleme me pasurine e bashkëshortit.
Dy ditë më parë ajo i dërgoi një letër të hapur ndërkombëtarëve dhe gjithë aktorëve politikë në vend, nga presidenti, kryeministri, kryeprokurorja e ministrja e drejtësisë, ku kërkonte të investigohej vendimi për shkarkimin e saj, vendim të cilin ajo e quan të padrejtë.
Pas shkarkimit të Sevdarit, KLP mbeti me dhjetë anëtarë.
LEXO TE NGJASHME