Meta vizitë në piramidat e Egjiptit: Me vlera të jashtëzakonshme
Presidenti Ilir Meta ka treguar përshtypjet e mëdha që i kanë lënë piramidat e Egjiptit, të cilat pati rastin t’i shohë nga afër gjatë vizitës së tij në Egjipt.
Në rrjetet sociale, Meta ka publikuar edhe foto nga vizita që kreu: “Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit.
Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar.”
LEXO TE NGJASHME