Sot në Kuvend marrëveshja e ndryshuar me 'Tirana Airport Partners'
Kuvendi pritet të debatojë të enjten në seancë plenare ndryshimin e marrëveshjes së koncensionit me shoqërinë “Tirana Airport Partners”, që synon t’i hapë rrugën ndërtimit të aeroporteve të reja në Shqipëri.
Krahas kësaj pike rendi i ditës parashikon dhe shqyrtimin e disa pr/ligjeve të tjera, si ai “Për shoqëritë e kursim kreditit dhe unionet e tyre”; ndryshimet në ligjin “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji” dhe miratimin e rezolutave për veprimtarinë vjetore të disa institucioneve, Bankën e Shqipërisë; Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP); Autoritetin e Konkurencës, etj.
Pjesë e debatit të seancës së sotme do të jenë dhe zhvillimet e fundit politike në vend, ku në fokus do të jetë reforma ne drejtësi./atsh