Votimi elektronik, kushti i ri i PD per kalimin e Reformes se Drejtesise

 qqq225890 m

Partia Demokratike ka shpallur dje një tjetër kusht për reformën në drejtësi. Lulzim Basha ka reflektuar një ditë pas kritikave të forta në mbledhjen e grupit parlamentar, duke kushtëzuar votën për nenet e tjera të draftit për reformën në drejtësi me reflektimin e kërkesave të opozitës në reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi dhe alarmin dhe paralajmëroi asgjësimin e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 2017, nëse nuk mundësohen standardet zgjedhore për garantimin e votës. Dhe reagimi i Bashës nuk ka vonuar. Me anë të deputetit Oerd Bylykbashi, kryetari i opozitës ka kërkuar që reforma zgjedhore duhet të ecë paralel me reformën në drejtësi. Deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh gjithashtu se duhet të aplikohet votimi elektronik si garanci për të evituar manipulimin e votave.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.