Koço Kokëdhima humbet mandatin e deputetit, Kushtetuesja: Ka përfituar 150 tendera publikë

KOCO2dchegg

Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës. Sipas vendimit të Gjykatës, Kokëdhima ka përfituar 150 tendera publikë.

Mandati i deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima u dërgua në Kushtetuese nga Partia Demokratike me akuzën se ka përfituar para publike.

Vendimi i sotëm i Kushtetueses i dha të drejtë pretendimit të opozitës për mandatin e deputetit të Vlorës.

Ndërkohë, në seancat e mëparshme Koço Kokëdhima kishte kundërshtuar pretendimin e PD-së, duke thënë se argumenti i opozitës për kompaninë ‘Abissnet’ nuk qëndronte pasi e kishte shitur kur mori mandatin e deputetit në vetën e vitit 2013.

Por, sipas PD rezulton e kundërta në ekstraktin e QKR-së.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.