Reforma në Drejtësi, Lu: Të votohet në mënyrë unanime

 Donald Lu 1

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, një nga insistuesit kryesorë të Referomës së Drejtësi, i ka bërë thirrje partive politike, që ta votojnë atë në mënyrë unanime.

Një një aktivitet të organizuar nga Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut, Ambasadori Amerikan tha se populli shqiptar e kërkon këtë Reformë me patjetër, duke shtuar se Washingtoni po e ndjek këtë proces nga afër.

Më herët në një tjetër aktivitet në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që Reforma në Drejtësi të votohet në parim që sot.

“Uroj që sot të votohet në parim drafti i Reformës në Drejtësi. Nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe nuk do të jetë e vështirë të ketë dakordësi mes partive. Sot është dita për të folur për Europën dhe është një 9 Maj i duhur për ne, sepse jemi më pranë se asnjëherë më parë çeljes së negociatave për në BE”, tha Rama

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.