PD publikon variantin e saj për Reformën në Drejtësi

 komisioni i ligjeve

Që në krye të dokumentit me 10 faqe thuhet se propozimet e eksperëtve ndërkombëtare kanë përmirësime në raport me ato që janë propozuar në shtatorit 2015 dhe janarit 2016, që sipas opozitës ishin të njëanshme dhe paraqisnin problematika të thella mbi përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare.

Që në paragrafët e parë demokratët thonë se në asnjë rast nuk kanë kërkuar përjashtimin nga hetimi për korrupsion të ish-ministrave se janë kundër çdo kufizimi kohor për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, sepse korrupsioni duhet të dënohet pavarësisht nga koha kur apo nga kush është kryer.

Përsa i përket skemës se re institucionale, opozita ka ngritur prej Shtatorit 2015 dy shqetesime kryesore: mungesën e zbatimit të parimit të kontrollit e balancës mes pushteteve dhe luftën ndaj korporatizmit, si dhe  kapjen politike të këtyre institucioneve duke parashikuar emërimin e të gjithë funksionarëve me votat vetëm të mazhorancës aktuale parlamentare pra 84 vota.

Për këtë arsye PD kërkon nga maxhoranca vullnet të sinqertë politik dhe profesionalizëm, për të trajtuar dhe gjetur zgjidhje sa më parë për çështjet që mbeten ende të pazgjidhura dhe për të cilat ekspertët ndërkombëtar presin vendimmarrje politike me qëllim adresimin e tyre në draftin e rishikuar të Amendamenteve Kushtetuese.

Në përfundim opozita thotë se është në favor të ruajtjes së mandatit kushtetues, të të gjitha organeve kushtetuese, funksionarët e të cilëve kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit.

Gjithashtu, sipas PD-së është e nevojshme që të respektohen kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës deri në fund të mandatit të tij.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.