Zgjedhjet vendore, Balla: Qazim Sejdini nuk do rikandidojë në Elbasan
Qazim Sejdini do tërhiqet nga Bashkia e Elbasanit pas 12 vitesh drejtimi. Ai nuk do e rikandidoje ne zgjedhjet lokale. Këtë e deklaroi kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në emisionin "Open".
I pyetur për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Balla është shprehur se Sejdini është tërhequr për arsye personale.
“Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidatë në krye të Bashkisë së Elbasanit. Është një vendim i tij", tha Balla.
Qazim Sejdini drejton Bashkinë e Elbasanit prej vitit 2007 kur ai fitoi për herë të parë përballë Luçiano Boçi dhe më pas ka mundur me radhë të gjithë rivalët.
LEXO TE NGJASHME