Tregtarët hedhin produktet e tyre në rrugë, policia rrethon vendin e protestës

protesta e tregtareve shkoder 620x348

Kanë derdhur prodhimet e tyre bujqësore në mënyrë demonstrative në mes të rrugës, duke protestuar për moslejimin e shitjes në tregun e Shelqetit. Ka qenë kjo mënyra e protestës së tregtarëve dhe fermerëve të fshatrave të Shelqetit dhe Pistullit në bashkinë e Vaut të Dejës. Tregtarët e qytezës së Vaut të Dejës kanë zgjedhur këtë mënyrë të veçantë proteste mëngjesin e së shtunës kundër transferimit të tregut në një vend tjetër, si dhe kanë denoncuar moslejimin e tregtimit brenda një tregu pranë Shelqetit në të cilin kanë tregtuar prej më shumë se 20 vitesh.

Në shenjë revolte ata kanë protestuar duke hedhur produktet në rrugë, ndërsa të pranishëm në këtë zonë kanë qenë efektivët e Policisë së Rendit dhe të bashkisë. Prej 3 javësh fermerët e kësaj zone nuk lejohen të tregtojnë pranë tregut të Shelqetit, ndërsa u kërkohet që të tregtojnë në tregun e Melgushës, i cili ndodhet disa km larg. Ndërkohë prej 3 javësh fermerët e kësaj zone nuk lejohen të tregtojnë në këtë zonë, ndërsa u është konfiskuar edhe malli që shesin.

Ndërkohë, burime nga bashkia e Vaut të Dejës theksojnë se moslejimi i shitjes së prodhimeve bujqësore në tregun e Shelqetit është bërë pasi ai nuk plotëson kushtet e domosdoshme dhe të parashikuara në ligj për tregtimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale. Për këtë, theksojnë burime nga kjo bashki ka dhe një Vendim të Këshillit të Ministrave i cili nuk lejon praninë e një tregu të tillë pranë tregut të gjësë së gjallë. Nisur nga ky vendim qeverie dhe nga mosplotësimi i kushteve të një tregu normal, është bërë dhe moslejimi i shitjes së produkteve bujqësore dhe blegtorale në tregun e Shelqetit.

Prodhimet bujqësore të derdhura në rrugë kanë qëndruar aty dhe janë dëmtuar nga vetë fermerët në shenjë proteste. Sipas të dhënave nga grupi i protestuesve bëhet me dije se do të vijojnë sërish të kryejnë të njëjtin reagim derisa të merret një vendim i drejtë për punën e tyre dhe vendin ku ata duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.