8 maji në histori

8majimage 620x539

1945- Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan ditën e fitores mbi nazizmin. Në qytetet e të dy vendeve, si dhe në qytetet e çliruara të Europës Perëndimore, u valëvitën flamuj e banderola për disfatën e Gjermanisë naziste. 8 maji është dita kur trupat naziste anembanë Europës dorëzuan masivisht armët. Shqetësimi kryesor i trupave gjermane ishte që të mos binin robër të sovjetikëve. Rreth 1 milion gjermanë tentuan një eksod masiv për në perëndim kur luftimet ne Çekosllovaki përfunduan, por u ndaluan nga rusët dhe u kapën. Rusët zunë përafërsisht 2 milion robër luftë para dhe pas dorëzimit te Gjermanisë. Konfrontimi sporadik gjermano-sovjetik do të vijonte edhe në ditën e nesërme. Më 9 maj, sovjetikët humbën edhe 600 ushtare të tjerë në Silezi para se gjermanët te dorëzoheshin. Si pasojë e kësaj, Dita e Fitores mbi nazizmin nuk u festua deri më 9 maj në Moskë, kur Stalini në një fjalim në radio do të deklaronte se: “Kuraja juaj e mundi nazizmin. Lufta mbaroi”. Në këtë mënyrë Bashkimi Sovjetik e vendosi Ditën e Fitores mbi nazizmin më 9 maj.

1886–Në Atlanta të shtetit Georgia, një farmacist u shërbeu klientëve të tij një pije të re që ai kishte bërë në kuzhinën e shtëpisë së tij. John Pembrook dëshironte t’i priste klientët e tij me një pije freskuese, ndërsa ata prisnin për ilaçet e tyre. Ai zjeu së bashku, përveç të tjerash, ujë, sheqer, gjethe kakaoje dhe fara të bimës aromatizuese të kolës. Ai e përzjeu këtë shurup të ëmbël me ujë të ftohtë të karbonizuar dhe e quajti pijen “Coca Cola”. Kjo pije fitoi menjëherë popullaritet. Shumë shpejt, dyqane të tjera në Atlanta dhe pastaj në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara donin ta shisnin atë. John Pembrook u largua nga farmacia e tij dhe krijoi kompaninë “Coca Cola” për prodhimin e pijes me të njëjtin emër. “Coca Kola” u bë e njohur në gjithë botën. Formula origjinale e zotit Pembrook për pijen vazhdon të jetë sekret dhe mbahet e mbyllur në një nga dhomat e selisë së kompanisë në Atlanta të shtetit Georgia.

1884 – Lind Harry S. Truman, presidenti 33-të i SHBA-ve.

1914 – Kongresi i SHBA-së shpalli të dielën e dytë të muajit maj si Ditën e Nënës.

1963- Presidenti John F. Kennedy, shprehu shqetësim për përhapjen e armëve bërthamore. Presidenti Kennedy tha në një konferencë shtypi se mendonte që të paktën 10 vende do të kishin armë bërthamore nga fundi i dhjetëvjeçarit, në rast se përhapja e tyre nuk mund të kontrollohej. Presidenti tha se shpresonte që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, mund të hynin në bisedime për një traktat të paktën për të pakësuar provat bërthamore. Një muaj më vonë presidenti Kennedy njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të pezullonin provat bërthamore në atmosferë dhe se po zhvillonin bisedime me Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik për një marrëveshje për ndalimin e provave bërthamore.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.