Anulohet mbledhja e grupit të PD me ambasadorët Lu dhe Vlahutin
Një ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi që do të merrte pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të parashikuar për nesër.
Por burime nga selia blu bëjnë me dije se mbledhja me ambasadorët është anuluar. Mbledhja do të mbahej nesër rreth orës 15.00 në selinë e PD-së. Por nuk dihet end nëse mbledhja është anuluar nga Partia Demokratike apo nga ambasadori Lu e Vlahutin. Ndërkohë ambasadori Lu ka parashikuar takime edhe me dy grupet parlamentare të PS dhe LSI.