Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë, vizitë dyditore

0.4venecia komision02316520

Një delegacion i Komisionit të Venecias mbërrin sot në Tiranë për një vizitë dyditore, deri të martën.

Ditën e sotme, sipas agjendës, është parashikuar një takim në orën 9:30 me zv.kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, e më pas me krerët e grupeve më të mëdha parlamentare, Taulant Ballën e PS-së, Edmond Spahon e PD-së dhe Petrit Vasilin e LSI-së.

Pas drekës, në orën 14:45 parashikohet një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që do të pasohet pasdite me takimet me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e gjithashtu me kreun e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ditën e martë, delegacioni i Komisionit të Venecias do ta nisë me një takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, më pas me kreun e ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, për t’i mbyllur takimet me kreun e misionit “Euralius”, Agnes Bernhard.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të largohet nga Tirana të martën përmes Rinasit.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.