Platforma e PD për shëndetësinë, Shehu: Mirëmenaxhim financave dhe stafit
Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike bëri publike dhe debatoi platformën me mjekë dhe specialistë në qytetin e Vlorës .
Në fjalën e tij kreu i Departamentit, Tritan Shehu, tha se sot vendi përballet me një sistem shëndetësor në të cilën nuk respektohen të drejtat e qytetarit për shërbim bashkëkohor dhe nuk mbrohet dinjiteti i personelit shëndetësor
"Kemi një sistem shëndetësor ku dhe depozitat shëndetësore të qytetarëve në Fondin e Sigurimeve “sekuestrohen” nga shteti për të mbushur deficitet e tij, në vend që këto 25 milion dollarë të investohen për përmirësimin e shërbimit”, tha Shehu.