Moti - Reshjet do vijojne, rrezik per probleme e permbytje ne disa rrethe
Deri diten e marte i gjithe vendi do te jete i perfshire nga reshje te dendura shiu, te cilat nisen mbremjen e se shtunes.Sipas Institutit te Gjeoshkencave per shkak te dendesise se larte te reshjeve te shiut do te shtohet rreziku nga vërshimet e përrenjve apo lumenjve të vegjël, kryesisht në zonat malore dhe kodrinore ose probleme në qendrat e banuara në varësi të infrastrukturës së kanalizimeve.
Parashikimet e ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave tregojne se piku i prurjeve do të jetë mbrëmjen e së dielës, ku reshjet e shiut do të jenë të dendura.Zonat më të prekura nga shiu do të jenë qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Intensiteti i tyre 24 orësh do të arrijë në përgjithësi deri mesatar në zona të kufizuara edhe intensive më të mundshme në terrenet kodrinore-malore, të shoqëruara edhe me rrufe, erë të fortë momentale dhe breshër.Gjatë së martës kur pritet të jetë edhe dita e fundit e reshjeve pritet që intensiteti të jetë më i dobët kryesisht në mëngjes.
Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje dëbore në veri të vendit të hënën dhe të martën.Si pasojë e këtyre reshjeve do të ketë edhe ulje të temperaturave në disa gradë, e për këtë arsye do të ishte mirë që veshjet e dimrit të mos largoheshin nga gardaroba ende.