PD padit në prokurori DAR Lushnjë për abuzimet në arsim

 KK225578 m

Kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi bëri publike një numër dokumentesh mbi shkeljet e mëdha ligjore në drejtorinë arsimore të këtij rrethi. Sipas tij, praktika e shkarkimeve të paligjshme ka vijuar me të njëjtin ritëm siç ndodhte nga drejtoresha e dënuar Liza Tabaku.

Kreu i PD tha se mbi 70 për % e mësuesve janë shkarkuar në Lushnjë në kundërshtim me ligjin, duke krijuar një shqetësim të madh për banorët pasi cilësia në arsim ka rënë ndjeshëm pas emërimeve të mësuesve partiakë dhe të pakualifikuar. Për këto arsye PD iu drejtua prokurorisë së rrethit me një kallëzim penal për shkeljet ligjore të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Lushnjës.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.