Dosja 'Shullazi'/ Arta Marku vendos pikat mbi i, përzgjidhen prokurorët

0.7shullaziiiiiiiii6165165

Një ditë pasi kryeprokurorja Arta Marku mori në dorë frenat e çështjes Shullazi duke transferuar në rrethe tre prej 10 prokurorëve 'rebelë' te Krimet e Rënda që kundërshtonin të gjykonin këtë çështje, vjen zgjidhja. Prokuria e Përgjithshme bën me dije se sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë është  përcaktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Ndërsa prokuroria bën me dije se emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se dy prej prokurorëve të çështjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani. Pritet që të përzgjidhen edhe dy emra.

Një ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar transferimin e përkohshme në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor. Hetimit disiplinor nuk i kanë shpëtuar as prokurorët e transferuar në rrethe.

Ditën e djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda janë 'rebeluar' dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana.

Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.