Liderët botërorë do të nënshkruajnë marrëveshje për ndryshimet klimatike
Marrëveshja e Parisit doli si konkluzion i Konferencës për ndryshimet klimatike, e cila u mbajt nga fundi i vitit të kaluar në Paris në nivel më të lartë dhe në të cilën morën pjesë më shumë se 140 presidentë të shteteve dhe qeverive.
Liderët botëror sot do të takohen në selinë e KB-së në Nju-Jork me qëllim që ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike dhe stimulim të mëtejmë të luftës kundër ngrohjes globale.
Marrëveshja e Parisit doli si konkluzion i Konferencës për ndryshimet klimatike, e cila u mbajt nga fundi i vitit të kaluar në Paris në nivel më të lartë dhe në të cilën morën pjesë më shumë se 140 presidentë të shteteve dhe qeverive.
Në nënshkrimin e sotëm të këtij dokumenti të rëndësishëm do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 165 shteteve, që deri tani është numri më i madh i vendeve të cilat në një ditë do të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.
Ceremonia, e cila mbahet në Ditën e planetit Tokë, është organizuar pas katër muajve pasi në Paris pas negociatave disaditore u nënshkrua marrëveshje dhe paraqet hap të parë drejtë obligimit të vendeve që t'i respektojnë premtimet për uljen e emisioneve të gazrave të dëmshëm.