Nishani deklaratë bombë: Dosja me oficerë policie të inkriminuar fle në zyrën e Tahirit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bëri një deklaratë bombë gjatë emisionit “Të Pa Ekspozuarit”, duke deklaruar se prej një viti, në zyrën e ministrit të Brendshëm ka një dosje nga Shërbimi Informativ me emra konkretë të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin.
“Për t’i kthyer besimin opozitës politike që qeveria ka mundësi për të goditur fort me vendimet institucionale dhe i takon. Së dyti, duke larguar nga Policia dhe Prokuroria të gjithë ata që janë të lidhur me krimin. Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion të SHISH prej më shumë se një viti me emra konkretë të oficerëve të policisë të lidhur me veprimtari kriminale, informacion që fle në sirtarët e Ministrisë së Brendshme”, theksoi Nishani.
“Ka informacion që oficerë të policisë janë të lidhur me veprimtari kriminale”, theksoi tre herë radhazi Presidenti i Republikës.
Gjatë intervistës, Nishani theksoi se duhet të merren masa të menjëhershme kundër krimit.
Nishani: Nëse nuk ndërhyhet me një reagim të fortë të shtetit dhe të menjëhershëm rrezikojmë që krimi i organizuar të na kthehet në organizatë mafioze. Jemi në një situatë delikate. Është një rrezik shumë i madh.