Ndryshimi i kufijve të Kosovës, reagon Presidenti i Shqipërisë

0.3Presidenti Meta 1012515

Presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në një intervistë për “Albanian Daily News”, ka thënë qartë se “Shqipëria ka qenë e mbetet mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE e mbështetur nga SHBA" duke theksuar se "rëndësi të veçantë ka respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mosndryshimit të kufijve."

"Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është një realitet i njohur dhe i pranuar nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB," tha shtuar Meta dhe ka vijuar: "Mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës. Procesin e integrimit të rajonit në BE e shoh drejt bërjes të parëndësishëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj."

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.