Berisha thirrje ekstreme: Shqiptarë armatosuni
Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrit Berisha ka bërë një thirrje të fortë për shqiptarët, të cilëve ju tha të pajisen me armë pasi qeveria nuk ofron më siguri.
“Ju kam një thirrje për shqiptarët: Merrni armë e armatosuni se s’keni siguri me këtë qeveri, për të mbrojtur pronat tuaja. Armatosuni!” “U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni.”- deklaroi Berisha. Por në bazë të nenit 222 të Kodit Penal, thirrjet për armatosje konsiderohen krime kundër rendit kushtetues.
Neni 222 , Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës.
"Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t'iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite," thuhet në Kodin Penal. Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Kuvendit ka bërë drejtëpërdrejtë përgjegjës dhe bashkëpunëtorë me Shullazin kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Tahiri. Në fjalën e tij Berisha e cilësoi parlamentin si strofull krimi dhe jo si tempull i demokracisë.Ai tha se Shullazi ishte shndërruar në një nënkryetar qeverie me imunitet Duke kujtuar se në qeverinë e tij, policia e kishte arrestuar katër herë Shullazin, Berisha tha se prej tre vitesh atij i ishte dhënë imunitet absolut nga Rama dhe Tahiri.
“Shullazi është arrestuar katër herë, meqënëse përmendet kohën e qeverisë time. Në një kohë kur ishte me Dritan Dajtin, me të cilin mbaje lidhje të ngushta dhe që na vrau katër oficerë policie. Ndërsa Emili yt është arrestuar 4 herë prej tre vitesh i është dhënë imunitet absolut. Ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme, Policinë e Tiranës dhe ka vendosur në terror qytetin tonë port të Durrësit. Të gjitha këto për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Edvin Shullazin dhe Saje Qorrin.”- deklaroi Berisha.
Gjatë kohës që Berisha po mbante fjalën në Kuvend kryeministri Rama është larguar nga salla dhe kjo është shoqëruar me një komënt nga ana e Berishës
“S'të lëshojnë as nervat… stë mbajnë as nervat…ikën..Largohet kryeminsitri.Megjithatë unë flas për ju qyetetarë, jo për këta.Cfarë ndodhte në lagjen e tij, terror i paparë”-tha Berisha