Kuvendi,opozita do jetë e pranishme "Shullazi" në qendër të diskutimit

K223681 mKjo e enjte që përkon me mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë pritet të jetë mjaft e 'nxehtë' me debate dhe diskutime nga foltorja. Pas thyerjes së bojkotit një javë më parë, opozita pritet të jetë e pranishme në seancë.

Çështja që do të jetë në qendër të debatit mes palëve është ajo e Shullazit dhe arrestimit të tij që është bërë pika më e nxehtë si mediatike ashtu edhe politike ditët e fundit në vend.​ Opozita do të kërkojë me doemos largimi i ministrit të Brendhëm Sajmir Tahiri nga detyra për shkak të lidhjes së tij me krimin sipas edhe liderit Basha Nderkohe me heret deputeti Flamur Noka i është drejtuar me një letër Kuvendit duke i shprehur shqetësimin në lidhje me mbjelljen e kanabisit në të gjithë vendin. Kjo pritet të bëhet një cështje tjetër e debatueshme në Kuvendin e kësaj të enjteje

Për rreth dy muaj opozita ka këmbëngulur në kërkesat e saj për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe hetimin parlamentar për zgjidhjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ. Me plotësimin e tyre ne seancën e kaluar Partia Demokratike ndërpreu dhe marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin, duke i'u rikthyer normalitetit.

Ndërkohë Rendi i ditës i seancës së sotme të Kuvendit parashikon diskutimin e dy projektligjeve, atij ‘Për ndihmën shoqërore’ dhe “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Ne rend janë edhe tre pr/rezoluta, ajo ‘Për veprimtarinë vjetore të RTSH-së’, te Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për veprimtarinë e Departamentit të Administratës Publike për gjendjen në Shërbimin Civil gjate vitit 2015.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.