Kokëdhima në Kushtetuese, Ristani: Gjyqtarëve të mos i'u bëhet presion

 

Ristani224968 mDeputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, menjëherë pas daljes nga Gjykata Kushtetuese ku po shqyrtohej vlefshmëria e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, ka deklaruar se Partia Demokratike shpreson që për këtë rast Kryeministri Edi Rama të mos i bëjë presion gjyqtarëve. Nga ana tjetër, ai ngriti edhe shqetësimin se në seancën e sotme në sallë ishin të pranishëm një numër i madh deputetësh të Partisë Socialiste, duke i bërë kështu presion të drejtpërdrejtë gjyqtarëve.

“Ju shihni një etje, veprimtari të ethshme të deputetëve socialistë të cilët janë turrur për të përfituar nga pasuritë publike, në kundërshtim me ligjin. Rasti në fjalë, rasti i Kokëdhimës është një rast i tillë ku deputeti në kundërshtim me kushtetutën, në kundërshtim me nenin 2 dhe 3 të nenit 70 të kushtetutës, ka kryer veprimtari private ndërkohë që e ka të ndaluar duke qenë se ka pasur një funksion publik dhe njëkohësisht ka përfituar nga fondet publike në më shumë se 150 raste. Unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë në këtë rast, i cili do të çojë në mbarimin e mandatit të deputetit Kokëdhima duke shpresuar njëkohësisht që gjyqtarët nuk do të jenë marrë në telefon për t’u thënë që do t’u këpusim këmbët si në rastin e gjyqtares së Krujës dhe nga ana tjetër mendoj se e kam të vështirë të besoj që qeveritarët e sotëm nuk do të dërgojnë Shullazët për t’u bërë presion edhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sot ishte e çuditshme, fakti që i gjithë grupi parlamentar i PS ishte në seancën e gjykimit, dukej qartë një lloj presioni ndaj Gjykatës.Unë shpresoj shumë që i madhi nuk do të ketë çuar Shullazët për të kërcënuar gjyqtarët e nuk do ti ketë marrë në telefon për t’u thënë që do t’ju pres këmbët. Shpresoj që çështja do të ecë mbarë dhe ne do të vazhdojmë në linjën tonë të dekusarizimit të parlamentit ashtu sikurse kemi arritur disa fitore të vogla, sepse do të vazhdojë akoma dhe më tutje dekriminalizimi i parlamentit dhe jetës politike të vendit” tha ai.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.