Seanca - Kushtetuesja shqyrton mandatin, deputeti Kokëdhima: Besimplotë te drejtësia

kokedhima 2 655x356

Gjykata Kushtetuese do të vendosë mbi fatin e mandatit të deputetit socialist Koco Kokëdhima. Avokati i Kokëdhimës, Artan Hajdari, kërkon rrëzimin e çështjes.Vetë Kokëdhima deklaroi në seancë se cënimi i mandatit të tij të deputetit po bëhet pa asnjë shkak.Kokëdhima: Kam ardhur në gjykatë me besimin e plote tek drejtësia. Jam në dispozicion të çdo kërkese. Shoqëritë e mia s’kanë marrë pjesë në tendera që kur u bëra deputet.

 Kam kërkuar të qartësohem për çdo moment të konfliktit të interesit. I jam drejtuar ILDKP e Kuvendit për t’i marrë opinion. Cënimi i mandatit pa asnjë shkak, cënon të drejtat e mia.Duke e zgjidhur drejt rastin tim do të marrin fund këto çështje politike.Të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Kokëdhimës ishin të pranishëm dhe disa deputetë socialistë.

Deputeti Kokëdhima është akuzuar nga opozita se ka përfituar fonde publike në konflikt interesi me mandatin e tij parlamentar.Sipas opozitës, ndërkohë që ai kishte marrë mandatin, një kompani internet që ai ka patur në zotërim, ka lidhur kontrata me një numër të madh entesh publike.Por Kokëdhima ka mbrojtur gjatë gjithë kohës tezën se kontrata për të cilat akuzohet janë lidhur para se ai të merrte mandatin, dhe se më pas ai ka hequr dorë nga aksionet e tij në këtë kompani dhe të tjera të zotëruara prej tij.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.